MUAJI HOLLANDEZ I ARSIMIMIT NË INTEGRAL 

Marsi nuk është veç muaji i parë i Pranverës, por edhe Muaji Hollandez i Arsimimit tek Integral! 

Nëse dëshironi të studioni në vendin e tulipanëve, ju ftojmë të vini në zyrën e Integral-it. Vendoseni besimin tuaj në dorën e konsulentëve profesionistë, të cilët do t’ju ndihmojnë për tu pranuar me sukses në universitetin që dëshironi. 

A e dini se: 

  • Hollanda ka një reputacion të lartë në mbarë botën për cilësinë e arsimimit 
  • Ka më shumë se 2100 programe që zhvillohen tërësisht në gjuhën Angleze 
  • Shanset tuaja për pranim janë më të larta nëse aplikoni brënda muajit Mars 

Arsyet pse duhet ti besoni Integralit: 

  • Ne kemi numrin më të lartë të studentëve të dërguar në Hollandë - ata janë garancia më e mire e cilësisë që ofrojmë 
  • Ne i njohim shumë mirë universitetet hollandeze dhe konsulentët tanë i kanë vizituar ato gjatë vitit të shkuar - njohim të gjitha detajet e procesit të aplikimit 
  • Me Integralin do të keni përparësi në procesin e pranimit dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë pa pagesë 

8 arsye për të studiuar në Hollandë

A e dinit se 1 në 10 studentë në Hollandë është student ndërkombëtar? Hollanda ka më tepër se 90.000 studentë ndërkombëtar dhe ky numër rritet vit pas viti. Atëherë përse duhet të studioni në Hollandë?

1. Ka më shumë se 2.100 programe studimore në Anglisht

Universitetet Hollandeze ofrojnë numrin më të madh të programeve studimore në Anglisht nga e gjithë Europa. Gjithashtu, 95% e Hollandezëve flasin Anglisht, ndaj komunikimi në jetën e përditshme është mjaft i lehtë. 

2. Merrni arsimim të një cilësie të lartë në këmbim të parave që shpenzoni 

Cilësia e insitucioneve Hollandeze është e mjaft e mirënjohur. Tarifat e pranimit dhe kostoja e jetesës janë më të ulta se në vendet Anglishtfolëse. 

3. Bëhuni pjesë e një komuniteti ndërkombëtar 

Pjesa më e madhe e studentëve ndërkombëtar të Hollandës vjen nga 190 vende të ndryshme të botës. Shoqëria Hollandeze është e lidhur ngushtë me kulturat e tjera, komunitetin e biznesit dhe pjesën tjetër të botës. Hollandezët janë mjaft mendjehapur dhe të drejtpërdrejtë, ndaj është e lehtë ti takosh dhe të shkëmbesh idetë me ta. 

4. Zhvilloni aftësi të vlefshme dhe bëhuni më të suksesshëm 

Mënyra Hollandeze e mësimdhënies është interaktive dhe e përqëndruar tek studentët. Të studiosh në Hollandë do të thotë, të zhvillosh opinionin tënd, të jesh mendjehapur dhe të rrisësh orientimin tënd ndërkombëtar. Ju do të zhvilloni aftësi të vlefshme të tilla si: analizimi dhe zgjidhja e problemeve praktike dhe mendimi kreativ. 

5. Jetoni në një prej vendeve më të sigurta dhe të lumtura të botës 

Sipas “Global Peace Index 2016”, Hollanda është një prej vendeve më të sigurta në botë, dhe hyn në dhjetëshen e vendeve më të lumtura të botës. 

6. Të kesh pjesën tjetër të Europës në prag të derës 

Bërja e një udhëtimi ndërkombëtar është fare pranë. Në vetëm 3 orë mund të jeni në Paris. Londra dhe Berlini ndodhen vetëm 5-6 orë larg me tren. Hollanda është porta dalëse për në Europë! 

7. Përfito nga mundësitë e shumta për një karierrë ndërkombëtare 

Hollanda është ekonomia e 17-të më e madhe në botë. Disa nga kompanitë më të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë Philips, Heineken, KLM, Shell, ING dhe Unilever janë Hollandeze. Hollanda është lider botëror në mjaft fusha të ekspertizës, duke përfshirë bujqësinë, menaxhimin e ujrave, art dhe dizajnin, logjistikën dhe energjinë e qëndrueshme. 

8. Filloni një karierë në Hollandë pas diplomimit 

Qeveria Hollandeze dëshiron të tërheqë njohuritë dhe të mbajë për vete talentet. Për këtë arsye të diplomuarit ndërkombëtarë mund të aplikojnë për një leje qëndrimi një vjeçare për të gjetur punë, apo për të hapur një biznes brenda tre vitesh pas diplomimit. 

Lista e universiteteve ku mund të aplikoni pa pagesë:


© 2017 INTEGRAL GROUP