Verbier 

Kamp gjuhe ose kamp aventure në Zvicër

Në resortin turistik me famë botërore Verbier, mund të zgjidhni të jeni pjesë e ekipit Ranger, Aventurier ose Crusader. Pas përfundimit të kampit fëmija juaj do të dijë se si ndizet një zjarr, si mund të gatuhet në qiell të hapur, si peshkohet, si ecet mbi një litar të tendosur, si mund të ngasësh një biçikletë në mal dhe e gjitha kjo duke zhvilluar njëkohësisht aftësitë gjuhësore me praktikën mësimore. Vetëm gjatë „Javës së Arsimimit Zvicerian” në Integral ju mund të përfitoni eskluzivisht 20% ulje për kampet verore. Oferta është e vlefshme për rezervimet e bëra gjatë periudhës 15 – 19 Janar!  

Qyteti dhe shkolla

Verbier ndodhet në kantonin Valais. Eshtë një qytet në zonën malore të alpeve Zviceriane, ku kampistët kanë lirinë të eksplorojnë dhe eksperimentojnë në një ambient të sigurtë. Shkolla është themeluar në 2001 si një shkollë skish dhe snowbordi dhe me vonë u bë mirëfilli një shkollë verore dhe dimërore. Akomodimi për nxënësit 7 - 14 vjeç bëhet në vila tipike Zviceriane që ndodhen fare pranë shkollës, në një distancë të shkurtër në këmbë larg qendrës së Verbier. Dhomat janë të pajisura me 4 shtretër, internet dhe tualet. Të treja vaktet janë të përfshira. Studentët e moshave 15+ vjeç do të mund të akomodohen sipas preferencës dhe nevojave të tyre. Iu ofrohet një shumëllojshmëri opsionesh për akomodimin, si: apartamente të vogla komode, shtëpi verimi për dy ose më shumë persona ose hotel me 5 yje.

Kampi i gjuhës (7 - 14 vjeç)

Mësimet zhvillohen në anglisht ose frengjisht dhe përfshijnë 20 orë mësimi në javë. Fokusi është përdorimi praktik i gjuhës, gramatika dhe fjalori. Mësuesit janë të kualifikuar dhe me shumë përvojë në mësimdhënie. 

Kampi aventurës (7 - 14 vjeç)

Eshtë i përshtatshëm për fëmijët që e duan natyrën. Gjatë kursit nxënësit mësojnë si të ndezin një zjarr dhe të gatuajnë jashtë, si të ndërtojnë një strehë, të ecin mbi një litar të tendosur, mountain biking (çiklizëm malor), ngjitje, etj. Këto aktivitetet zhvillohen 20 orë në javë dhe mbikqyren nga profesionistë me përvojë. Mësimi i gjuhës bëhet vetëm përmes aktiviteteve.

Kampi ditor 

Kampi ditor Marmots (3 - 5 vjeç) Ky kamp është për më të vegjlit. Nuk përfshin akomodimin dhe zhvillohet në çdo ditë të javës nga ora 9:00 deri 13:00. Ka nga një mbikëqyrës për çdo 4 fëmijë. Mësimi organizohet në përputhje me moshën e fëmijëve dhe përfshin aktivitete të ndryshme të tilla si sport, aventura malore, vizatim, gatim dhe shumë lojra të ndryshme. Dreka është e përfshirë. 

Kampi ditor (6 - 14 vjeç) Mësimi zhvillohet nga ora 09:00-12:00, ndërsa aktivitetet ndërmjet orës 09:00 - 16:00. Nxënësit mund të zgjedhin kampin e gjuhës (anglisht ose frengjisht), ose kampin e aventurës. Në çmim përfshihen dreka dhe aktivitetet jashtëshkollore gjatë pasdites.  


Kurse për të rritur (15 + vite) 

Ky program është i përshtatshëm për prindërit, të cilët duan të mësojnë gjuhën angleze ose frënge, ndërkohë që fëmijët marrin pjesë në një nga programet për fëmijë. Studentët 15 vjeç ose më shumë mund të marrin pjesë në këtë kurs. Zhvillohen mësime individuale në të dy gjuhët e ofruara. Aktivitetet zhvillohen në intervalin 13:00 - 18:00 nga 01 korrik deri në 19 gusht. Studentët mund të zgjedhin vetë intensitetin e kursit (midis 1 dhe 20 orë mësimi në javë). Kundrejtë një pagese shtesë ata mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme si shëtitjet malore, mountain biking (çiklizëm malor), vizita në atraksionet lokale dhe ekskursione. Ju mund të merrni më shumë informacion të detajuar në lidhje me kurset për të rritur pranë zyrës Integral.


Tarifa përfshin 

  • Akomodim në residencë 
  • Tre vaktet  
  • 20 orë mësimi në javë në varësi të kursit të zgjedhur 
  • Testi i nivelit të gjuhës, materialet studimore, çertifikatë pas përfundimit të kursit 
  • 1 ditë e plotë ekskursion çdo javë (me përjashtim të javës së fundit) 
  • Aktivitete zbavitëse, aktivitete sportive dhe evente të organizuara për studentët 
  • Akses në internet 
  • 24 orë telefon emergjence 
  • Transferta në / nga Gjeneva në intervalin e përcaktuar të udhëtimit  

Datat e fillimit dhe tarifat në Franga Zvicerane (CHF):

*Rezervoni tani me një ulje prej 20% gjatë Javës Zviceriane në 15 - 19 Janar.

Shikoni se si fëmija juaj mund të kalojë një verë të paharrueshme në Verbier

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6, Njësia administrative nr. 5, 1019, Tiranë Phone: +355 422 52 065 Cell: +355 69 40 40 801; +355 69 80 40 601 E-mail: elena@integral.al ; krysia@integral.al

www.integral.al