Shkolla e parë amerikane me konvikt në Europë – TASIS ofron 20% ulje ekskluzivisht për klientët e Integralit, të cilët regjistrohen gjatë “Javës së Arsimimit Zviceran”
⋙ Rezervoni vendin tuaj 9 - 16 Dhjetor ⋘
Ndërtesa kryesore e shkollës amerikane në Zvicër ndodhet në të famshmen Villa de Nobile. Akomodimi bëhet në konvikt, në dhoma me 2-4 shtretër me tualet në çdo kat, ose në mini-studio në dy kate, ku në një dhomë akomodohen 3 nxënës. Gjuha kryesore e komunikimit është anglishtja.
➽ Kurset
Studentët gjatë qëndrimit të tyre mund të zgjedhin për të studiuar midis moduleve të ndryshme që kjo shkollë ofron si : Moduli i gjuhës, Arkitekturë dhe Dizajn, Shkrim Akademik, Kuzhinë Italiane, Përgatitje për IB , Pikture , Lean Startup Masterclass, Modë dhe Dizajn , Мuzikë, Young Writer, Fotografi
➽ Sporte dhe ekskursione
Sport dhe ekskursione - Baza shkollore përfshin: pishinë dhe sallë sportive për gjimnastikë, basketboll, futboll, badminton, tenis, volejboll, studio artizanale, teatër, etj. Në fundjavë organizohen ekskursione në Firence, Romë, Venecia, Cote d'Azur etj.
✦ Moduli i gjuhës - Kursi përfshin anglisht, frëngjisht, italisht për fillestarë (11-13 vjeç) dhe italishte intensive për 14 -18 vjeç. Mësimi zhvillohet çdo ditë nga 4 orë në mëngjes.
✦ Arkitekturë dhe dizajn - Në këtë modul do të studiohet arkitektura klasike e shekullit të 19-të, skicimi, modelimi dhe punët paraqiten në Festivalin e Arteve Verore në javën e fundit të kursit. Organizohen ekskursione tematike në Basel, Chapel Ronsham dhe Muzeun Vitra Design në Gjermani. Kursi zhvillohet në një studio të veçantë dhe drejtohet nga profesionistë me përvojë.
✦ Shkrim akademik - Studentët do të përmirësojnë stilin e tyre të shkrimit akademik duke krijuar artikuj kritikë, ese, etj. Ata bëjnë kërkime dhe përgatisin një portofol me punimet e tyre. Nxënësit duhet të kenë nivel të avancuar të gjuhës.
✦ Kuzhinë italiane - Studentët mësojnë si të përgatisin ushqim autentik italian. Ata zgjedhin produkte nga tregu italian, vizitojnë fabrikat e djathit dhe mishit, mësojnë se si të kombinojnë erëza të ndryshme dhe natyrisht mësojnë receta të reja për t’i provuar në shtëpi.
✦ Përgatitje për IB - Në këtë program do të studiohen tre nga komponentët kryesorë të programit IB: Teoria e njohurive, Ese e zgjeruar dhe CAS (Kreativitet, Veprim, Shërbim). Do të mësoni teknika për të qenë efektiv gjatë programit, të vendosni qëllime realiste dhe të organizoni kohën tuaj me të tjerët.
✦ Lean Startup Masterclass - Programi është dizenjuar për studentë që duan të kenë biznesin e tyre. Lektorët me përvojë tregojnë se si të përdorni dhe implementoni teknologjitë e reja, dhe si të vini në jetë idetë tuaja.
✦ Modë dhe dizajn - Nëpërmjet këtij kursi do të futeni në botën magjike dhe misterioze të modës, dizajnit dhe tekstilit. Studiohet: marketing, etiketim, ndikimi psikologjik i ngjyrave, zhvillimi i tendencave të modës etj. Studentët bëhen pjesë e të gjithë procesit krijues - nga krijimi i idesë, realizimit i saj, proçesi prodhues e deri në prezantimin e produktit përfundimtar. Programi përfshin vizita në fabrikat e tekstilit në Como dhe shtëpi të famshme të modës në Milano.
✦ Мuzikë - Programi përfshin këndim, performancë, vallëzimin dhe përmirësimin e nivelit gjuhësor. Përveç kësaj, do të studiohen performanca skenike, pantonimia, shkrim skenari dhe moderim.
✦ Fotografi digjitale - Fotografë me përvojë do t’ju mësojnë bazat e fotografisë digjitale, do t’ju tregojnë se si të fotografoni dhe do t’ju mësojnë programin e redaktimit të fotove. Fokusi i programit është zhvillimi i aftësive teknike, xhirimi i objekteve arkitekturore dhe peizazheve. Kamera ofrohet nga shkolla.
✦ Kampi ditor - Shkolla ofron kampet ditore pa akomodim. Kampi është njësoj me kampin me akomodim, ofrohen të njëjtat programe dhe aktivitete. Në drekë zakonisht shërbehen sanduiçë.
✦ Akademia e Tenisit - Stërvitja do të zhvillohet në grupe me 20 nxënës nga instruktorë të çertifikuar. Kursi është 2 herë në javë nga një orë e gjysëm. Studentët do të pajisen me çantë, një bluzë, pantallona të shkurtra dhe çorape. Raketat duhet të sillen nga shtëpia.
✦ Akademia e golfit - Për të qenë pjesë e këtij kursi kërkohet një rekomandim, ose një kartë anëtarësimi nga një klub golfi. Qëllimi është të përfshihen në kurs lojtarë me përvojë në këtë lojë. Stërvitja bëhet 3 herë në javë në grupe me nga 8 nxënës. Nxënësit do të përdorin një fushë golfi pranë shkollës. Nësenxënësit nuk i sjellin vetë pajisjet e golfit (këpucë dhe shkopinj), do t’ua mundësojë shkolla.
✦ Crossfit - Ky është një program intensiv i stërvitjes për gjimnastikë, kalanetikë, ngritje peshe, etj.
✦ Young Writer - Ky modul kërkon anglisht të nivelit B2. Tregime të shkurtra të famshme në anglisht trajtohen gjatë kursit. Në fund të kursit, të gjithë paraqesin materialin e tyre.
✦ Futboll me ekipin e të rinjve „Milan” - Ky program është një mundësi unike stërvitjeje me klubin e futbollit të Milanit nën drejtimin e trajnerëve profesionistë. Stërvitja bëhet tre herë në javë nga një orë e gjysëm. Nxënësit do të vizitojnë stadiumin e Milanit.
✦ Basketboll me ekipin e të rinjve Armani - Stërvitja do të bëhet me trajnerët e ekipit Olimpik Rinor „Armani” në Milano, ku secili nxënës do të marrë pjesë në një ekip sportiv. Stërvitja do të zhvillohet 2 herë në javë nga një orë e gjysëm.
➾ TARIFA PËRFSHIN:
Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6,Tiranë ☎: +355 422 52 065/ +355 69 40 40 415 ✉ : E-mail: leidia@integral.al
Integral Copyright 2019