Leysin, Belvedere Hotel

Kurset organizohen në kampusin e një prej universiteteve më të mira private të turizmit në Zvicër, në ndërtesat “Mont blanc” & “Belvedere”. Shkolla ka klasa moderne, sallë konferencash, recepsion, Wi-Fi, kafe, taracë me një pamje të bukur dhe ambjent të përbashkët pushimi ku studentët mund të kalojnë kohën e lire e të relaksohen pas aktiviteteve. Vetëm gjatë „Javës së Arsimimit Zvicerian” në Integral ju mund të përfitoni eskluzivisht 20% ulje për kampet verore. Oferta është e vlefshme për rezervimet e bëra gjatë periudhës 15 – 19 Janar!  

Kampi veror 

Mësimi përfshin 20 orë në javë të gjuhës angleze, frënge dhe gjermane. Ai zhvillohet në grupe me maksimumi 12 – 13 nxënës. Nxënësit më ambicioz mund të zgjedhin të mësojnë çdo javë një gjuhë tjetër. Pas mësimit ata mund të zgjedhin të marrin pjesë kundrejt një pagese shtesë në modulet e mëposhtme:


  • Lojra adrenaline (14+ vjeç) (1 korrik - 11 gusht) - Vizita në parqet e zbavitjes, ciklizëm, ngjitje, rafting, ngjitje në shkëmbin e famshëm Via Ferrata. 
  • Zbulo Zvicrën (24 qershor - 18 gusht) - Ekskursione në kështjellën Chillon, shpella Grotte aus Fees, xhiro me varkë, ski dhe vizita në destinacione të ndryshme në pjesën franceze të Zvicrës. 
  • Pastiçeri dhe çokollata (15+ vjeç) (1 korrik - 11 gusht) - Ata që pëlqejnë çokollatat dhe ëmbëlsirat do të mësojnë shumë rreth tyre gjatë aktiviteteve që zhvillohen 3 herë në javë. Moduli përfshin edhe vizitë në muzeun e Nestles dhe ofrohet vetëm në gjuhën angleze. 
  • Udhëheqësit e së ardhmes (14+ vjeç) (8 korrik - 11 gusht) - Si pjesë e këtij kursi nxënësit vizitojnë ndërtesën UN në Gjenevë, marrin pjesë në diskutimet rreth problemeve globale, praktikojnë të menduarit logjik në “Escape Rooms”. Ky modul ofrohet vetëm në Anglisht. 
  • Argëtim dhe lojra (24 qershor - 18 gusht) - Bowling, vizita në aqua park dhe parkun e aventurave, lojra me lazer  

Akomodimi

Nxënësit akomodohen në dhoma dyshe me tualet. Kundrejt një tarife shtesë mund të akomodohen edhe në një dhomë teke ose luksoze. Ushqimi gjatë javës është full board (tre vakte), ndërsa të shtunën dhe të dielën mëngjesi dhe dreka bashkohen në një vakt të vetëm duke qenë se nxënësit mund flenë më tepër, ndërsa darka organizohet në bazë të ekskursioneve. Studentët njihen me një shumëllojshmëri gatimesh nëpërmjet darkave tematike: italiane, aziatike, meksikane etj. Nëse kuzhinieri vendos që është ide e mire, mund të organizohet edhe barbecue në kopësht.

Ekskursione

Ekskursionet e planifikuara organizohen në vende si Olympic Museum, fabrika e cokollatës afër Broc dhe ecje në këmbë në Bern.

Tarifa përfshin 

  • Akomodimin në rezidencë  
  • Tre vakte në ditët e javës, dy vakte në fundjavë 
  • 20 orë mësimi në javë: anglisht, gjermanisht, frengjisht 
  • Test i nivelit të gjuhës, materialet e studimit, çertifikatë në përfundim të kursit 
  • 1 ekskursion ditor në javë (përveç javës së fundit) 
  • Kartë anëtarësie 
  • Bluzë me simbolin e shkollës 
  • Barbecue 
  • Hyrjen në Aqua park për 2 javë 
  • Përdorimi i ambjenteve të shkollës dhe akses në internet 
  • Numër emergjence në dispozicion 24 orë 
  • Transferta nga/në aeroportin e Gjenevës  

Datat e fillimit dhe tarifat në Franga Zviceriane

*Rezervo tani për të përfituar 20% zbritje gjatë javës Zvicerane ne 15 – 19 Janar. 

Shikoni se si fëmijët e kalojnë verën e tyre në Leysin, Belvedere Hotel

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6, Njësia administrative nr. 5, 1019, Tiranë Phone: +355 422 52 065 Cell: +355 69 40 40 801; +355 69 80 40 601 E-mail: elena@integral.al ; krysia@integral.al  

www.integral.al