Hotel Institute Montreux

Bota e shërbimit, eventeve dhe kulinarisë

Që në të shkuarën, në kohën e hotelierit të madh Cesar Ritz, Zvicra ka qenë sinonim i shërbimit të klasit të parë dhe standardeve të garantuara. Diploma, aftësitë dhe njohuritë e fituara në këtë shkollë do t’ju hapin dyert drejt botës së eventeve, shërbimit dhe kulinarisë. Ky kurs është i përsosur për studentët të cilët janë të interesuar në fushën e menaxhimit të eventeve, hoteleve dhe restoranteve të një klasi të lartë. Programi kombinon teorinë me praktikën, aktivitetet dhe ekskursionet. Studentët do të përfitojnë shumë nga marrja e një diplome në fushën e hotelerisë dhe mikpritjes.  

" Nëse pas përfundimit të kampit veror, regjistroheni në një nga programet universitare të SEG, përfitoni 100 % rimbursim të kostos së kampit veror " 

➽ Shkolla

Hotel Institute Montreux ndodhet në qendër të Montreux, në bregun e liqenit të Gjenevës. Shkolla përbëhet nga 4 ndërtesa të cilat më parë kanë qenë hotele. I gjithë kampusi është rikonstruktuar dhe pajisur me fjetore e klasa moderne. Një nga ndërtesat është mobiluar me pjesë të ndryshme aeroplani si: sedilje, krahët e aeroplanit dhe pjesë motorike. Nxënësit do të kenë akses në pajisjet dhe ambientet e shkollës, do të takohen me nxënësit aktualë dhe do të njihen me jetën studentore. Çdo semestër rreth 550 nxënës nga e gjithë bota fillojnë studimet e tyre në HIM. Shkolla është e pajisur me një bibliotekë moderne me katalogje dhe artikuj online si dhe me një sallë kompjuterash. Programet kombinojnë studimin me argëtimin me qëllim familjarizimin me avantazhet e të pasurit një diplomë në fushën e hoteleri turizmit. Rekomandohet që nxënësit të kenë minimumi një nivel B1(mesatar) të gjuhës ose IELTS 4.5.  

Jeni i interesuar për ofertat tona speciale të “Javës Zviceriane”? Rezervoni tani dhe përfitoni 20% zbritje

➤ Hyrje në hoteleri  

Studentët do të mësojnë mbi botën e mikpritjes;Ata do të kuptojnë kulturën dhe zakonet e vendeve të ndryshme, do të mësojnë mbi kuzhinën e rafinuar, servirjen e ushqimeve dhe pijeve, studimin e sjelljeve të klientëve. . Ata do të mund të zhvillojnë aftësitë në komunikim në industrinë e mikpritjes dhe shërbimit.

Lidership skills – është një program ideal për ata të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë drejtuese. Do të mësoni si të udhëhiqni një skuadër ndërkombëtare, çfarë stil komunikimi të përdorni dhe si të bëheni pjesë e skuadrës duke i frymëzuar të tjerët. 

Hoteleri dhe evente- është një program që ju njeh me menaxhimin e hoteleve. Do të mësoni si t’i mundësoni klientëve një eksperiencë pozitive, si organizohen eventet dhe si te perzgjidhni stafin e duhur, si të krijoni plane kreative dhe t’i vendosni në zbatim etj  

➤ Hyrje në kulinari 

Nxënësit do të mësojnë bazat e gatimit klasik. Do t’ju demonstrohet kombinimit i kulinarisë me mësimet praktike dhe teorike mbi ushqimet cilësore dhe përbërjen e tij. Do të mësojnë gjithashtu mbi panairet në fushën e kulinarisë, kombinimin e demonstrimeve kulinare dhe mësimeve praktike, cilësinë e ushqimit dhe përmbajtjen e tij

Do të njihen me dizenjimin e disa menuve në bazë të preferencave të klientëve; organizimin e kuzhinës, sigurinë ushqimore; ushqimet botërore – nga Azia deri në Amerikë ; çokollatën dhe brumin. Gjatë këtij kursi studentët zhvillojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe mësojnë të punojnë nën presion. Ata gjithashtu mund të marrin pjesë në dy lloje klasash – Çokollata Zviceriane dhe Djathi zvicerian. 

Entrepreneurship - programi është krijuar për studentë të interesuar për fillimin e një biznesi të ri. Diskutohen ide te ndryshme biznesi, strategji dhe praktika të ndryshme ekonomike. 

 

➾ TARIFA PËRFSHIN:

✦ Akomodim në rezidencë në dhomë dyshe ✦ Tre vakte në ditët e javës, dy vakte në fundjavë ✦ Mësimin ✦ Materiale studimore dhe akses në pajisjet e shkollës ✦ Çertifikatë në përfundim të kursit ✦ Ekskursione në fundjavë dhe aktivitete argëtuese në kohën e lirë dhe në mbrëmje ✦ Telefon 24 orë për çdo emergjencë  

Shikoni se si studentët e kalojnë verën

Rr. “Ibrahim Rugova”, Nd. 46, H.4, Ap.6,Tiranë ☎: +355 422 52 065/ +355 69 40 40 415 ✉ : E-mail: leidia@integral.al 

www.integral.al